“Sigurisht që ka ardhur koha për të shkuar larg. Ne ëndërrojmë trofeun, por duhet të vazhdojmë hap pas hapi. Sot ishte ndeshja e katërt, kanë mbetur tre deri në finale, ndërkohë mbetemi me përqendrimin e duhur për të provuar për të marrë këtë trofe.”-tha Neymar pas fitores 4-1 të Brazilit ndaj Koresë së Jugut dhe sigurimit të raundit çerekfinale të Kupës së Botës, Katar 2022.
Sulmuesi foli edhe për dëmtimin, ndërsa theksoi se ndjehej shumë i trembur se mund ta humbiste pjesën tjetër të Botërorit.
“Isha shumë i frikësuar, sepse arrita në këtë kampionat botëror duke u ndjerë shumë mirë, dhe gjithashtu duke u ardhur nga një fillim i shkëlqyer i sezonit. Ai dëmtim më bëri të vuaj shumë, kalova një natë duke qarë siç e dinë familja ime pastaj, ia vlenin gjithë ato përpjekje për t’u rikthyer”-u shpreh ai.
Top Channel