21/12 18:48
Në Serbi e kanë të vështirë ta pranojnë humbjen ndaj Zvicrës dhe eliminimin nga Kupa e Botës. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka festuan sërish ndaj kombëtares serbe, njësoj si në Rusi 2018.
Në Beograd prisnin “hakmarrjen”, por duhet të presin edhe katër vite të tjera për ta provuar përsëri. Në një emision televiziv në Serbi e kanë tepruar me konspiracionin në lidhje me disfatën 3-2 ndaj helvetëve.
Një nga të ftuarit bëri deklaratën e bujshme dhe të çmendur njëkohësisht duke theksuar se zviceranët paguan shtriga për të mallkuar lojtarët e kombëtares serbe.
“Zvicra pagoi dy shtriga shqiptare dhe disa afrikane për të mallkuar futbollistët tanë. Secila prej tyre u pagua nga 10 milionë dollarë!”
Top Channel