Lot dhe emocione/ Tashmë Për’puthen vjen ndryshe, Bora Zemani rikthehet në prezantimin e programit

05/12/2022 18:55

Moderatorja Bora Zemani u rikthye në programin e Për’puthen, tashmë në një studio dhe protagonistë të rinj.

“Isha aty mbrapa edhe realisht kam emocione sikur po nis një program tërësisht të ri. Nga një anë më duket sikur po kthehem në shtëpi, por nga ana tjetër ka studio të re, protagonistë të rinj, kemi shkesin këtë herë në studio”, u shpreh Bora.

Nga kjo situatë i përlotur dhe emocionuar u pa Arjan Konomi, i cili ishte shumë i gëzuar për rikthimin e saj në Për’puthen.

“Mirëserdhe në shtëpi Bora. Studio e re, muzikë e re, sigla e re. Më duket sikur vjen nga emigracioni”, tha ai i përlotur teksa e përqafonte.

Pas një shkëputjeje Bora Zemani u rikthye në programin, të cilin e drejtoi për disa sezone nën emocione të forta.

Tashmë ajo do të rikthehet dhe një herë nga e hëna në të premte, për të prezantuar programin e dashurisë.

 

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA