Artistet shqiptare Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max kryesojnë me paraqitjen e tyre në tapetin e kuq të “Jingle Ball 2022” (foto)

03/12/2022 14:14

Dua Lipa dhe Bebe Rexha kryesuan ardhjet glam të yjeve në tapetin e kuq të “Jingle Ball” vjetor të KIIS FM, i cili u prezantua nga Capital One dhe u mbajt në Forumin Kia në Inglewood të premten e 2 dhjetorit.

Dua Lipa, e cila përfundoi turneun e saj “Future Nostalgia”, mahniti me parakalimin në tapetin e kuq me një veshje me lëkurë kuq e zi, shkruan Daily Mail.

Në sy ra edhe një varëse diamanti rreth qafës  bashkë me byzylykun spirale në kyçin e dorës.

Dua është një nga titullarët e ngjarjeve të këtij viti.

Bebe Rexha, e cila së fundmi performoi pjesën e parë  në ndeshjen e futbollit të Detroit Lions në Ditën e Falënderimeve, u shfaq me një veshje blu.

Rexha tregoi mëngët e gjata të pjesës së sipërme që vareshin nga supet e saj dhe tërhiqeshin në tapetin e kuq, përshkruan Daily Mail.

Veshja e saj përbëhej nga një bluzë krose i tejdukshëm dhe pantallona njëngjyrëshe ndërsa në duar mbante unaza argjendi.

Bebe ishte gjithashtu një nga performueset e mbrëmjes.

Na ana tjëtër Ava Max ka tërhequr po ashtu vëmendjen pasi dukej tepër elegante e veshur  me një bluzë të zezë dhe xhinse të grisura ku vareshin gurë me shkëlqim.

Përveç yjeve shqiptare emra të tjetër të famshëm ishin gjithashtu të pranishëm duke përfshirë: Paris Hilton e cila i mahniti të pranishmit teksa zbriste në tapetin e kuq me një fustan dy pjesësh prej argjendi, Dove Cameron, Meghan King, Jennie Garth, Ryan Seacrest, Lewis Capaldi e shumë të tjerë.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA