Nga koncerti i Dua Lipës në skenën e “DWTS”, Elhaida më sensuale se kurrë në një bachata me këngën e artistes shqiptare

02/12/2022 23:46

Elhaida Dani erdhi sensuale edhe këtë mbrëmje në skenën e “Dancing With The Stars”, me një bachata krah Luixhinos.

Ajo kërceu me një nga hitet e Dua Lipës, që pak ditë më parë dha një koncert gjigant në sheshin “Skënderbej”. Megjithatë, duket se sensualitetin dhe kiminë që ka me Ledianin, këngëtarja nuk e kishte me Luixhinon. Juria kritikoi performancën, sidomos disa lëvizje apo shprehi të artistes.

“Nuk më emocionoi shumë, ndoshta dhe zhaneri, lehtësia. Çdo gjë ishte e bërë saktë, por nuk më erdhi adrenalina që unë kam parë më parë”, u shpreh Kledi Kadiu.

“Te ju të dy, më mungoi diçka. Më mungoi energjia e Elhaidës. Më mungoi butësia e Luixhinos”, tha Valbona Selimllari.

“Elhaida ti duhet të ishe Esmeralda këtu, ajo josh meshkujt me kërcim. Duhet joshje, ndërsa ti kishe një lloj force që e ngatërroje”, tha Dalina Buzi.

“Bëtë ca figura të vështira që duket sikur keni thënë t’i bëjmë si duhet t’i bëjmë, t’i kemi në iventar. Duket sikur ka ca lëvizje që i keni shtuar sot në mëngjes”, tha Armand Peza.

Elhaida dhe Luixhino grumbulluan nga juria në total 32 pikë.

Sonte, 8 çiftet do të kërcejnë në zhanre të ndryshme dhe si çdo javë, në fund të performancave do të vlerësohen me pikë nga juria. Votat tuaja do të jenë shumë të rëndësishme për të shpëtuar të preferuarin tuaj. Ju do të votoni për VIP-in, me kodin që ai ka pasur gjatë gjithë këtyre javëve. Kodi për Elhaidën është VIP9.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel