Gruaja e guvernatorit të Kalifornisë ‘e përdhunuar’ nga Harvey Weinstein, akuzohet për ‘gënjeshër’ (fotot)

02/12/2022 18:14

Jennifer Siebel Newsom, bashkëshortja aktuale e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom është akuzuar sot nga avokatët e producentit abuzues Harvey Weinstein, se dha ‘një performancë’ tepër “të dramatizuar” në dëshminë e saj, për të mbuluar turpin se ka bërë vullnetarisht seks “leverdie” me producentin famëkeq kinematografik.

Avokati mbrojtës Alan Jackson tha në gjykatën e Los Angeles se megjithë arsimin dhe “përsosmërinë e saj,” Siebel Newsom ka gënjyer për seksin me Weinstein në një hotel në Beverly Hills në vitin 2005, me qëllim “përballjen” me diçka për të cilën ajo nuk eshte me krenare.

Avokati tha: “Ajo mund të jetë penduar për seksin në formë transaksioni, por pendesa është shumë ndryshe nga përdhunimi. Ajo kishte marrë atë vendim për të masur një marrëdhënie me Harvey nga e cila përfitonte . … Kjo quhet në përgjithësi ‘seks në formë transaksioni’ dhe ajo e urren këtë gjë”.

Ish-aktorja Siebel Newsom kishte dëshmuar më herët sesi Weinstein e joshi në dhomën e hotelit me pretekstin se do të diskutonin një rol filmi. Ajo tha se kishte pranuar pasi asokohe Weinstein mund të të “bënte ose të të shkatërronte karrierën.”

Ajo kishte përshkruar më herët në gjyq sesi 70 vjeçari Weinstein, e kishte penetruar me “penisin e tij të deformuar” pasi ajo kishte thënë disa herë “Jo” në formë kundërshtimi.

E pyetur më tej nga prokurorja  Marlene Martinez, Siebel Newsom tha se “kujtimin e përdhunimit e kishte futur në një kuti të mendjes,” por nganjëherë dilte prej andej dhe e tërbonte.

Kur avokati i mbrojtjes Mark Werksman  ngacmonte Siebel Newsom duke kërkuar detaje për dëshminë e mëparshme, ajo u përgjigj: “Ti po bën sot pikërisht atë që më ka bërë dhe ai.”

Avokati akuzonte Zonjën e parë të Kalifornisë se nuk po respektonte linjën e pyetjeve të tij.

Jackson tha: “Ajo kërkon ta barazojë këtë me një përdhunim të dhunshëm. E ka krijuar këtë performancë duke u hequr si viktimë për zgjedhje që i ka bërë vetë ajo”.

Ndërsa prokurorja Martinez vlerësonte Siebel Newsom për forcën e saj në dëshmi.

Kurse avokati i të akuzuarit Jackson theksonte se dhe pas përdhunimit të pretenduar nga  Weinstein, Siebel Newsom vijonte të kontaktonte e të pyeste nëse kishte role filmash për të cilat mund të konkurronte.

Ai pretendonte se Siebel Newsom u kthye kundër Weinstein kur atë e bënë të gjitha, “sa për t’iu bashkuar lëvizjes” — duke iu referuar lëvizjes #MeToo që ka rrëzuar Weinstein dhe burra të tjerë të fuqishëm për abuzimet seksuale me femra që kishin nën varësi.

Weinstein është deklaruar i pafajshëm për 11 akuza përdhunimi dhe sulme seksuale dhe përballet me deri në 140 vjet burg nëse shpallet fajtor.

Ai ndërkohë është duke kryer një dënim me 23-vjet burg për akuza abuzimesh seksuale në New York.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/3
Jennifer Siebel Newsom është akuzuar sot se dha ‘një performancë’ tepër “të dramatizuar” në dëshminë e saj, për të mbuluar turpin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA