Ka persona rreth të gjashtëdhjetave, të shtatëdhjetave apo edhe të nëntëdhjetave të tyre, të cilët vështirë se mund të quhen “gjyshe” apo “gjysh”.

E gjithë kjo sepse ata shkatërrojnë absolutisht të gjitha stereotipet e moshës duke qenë aq të rinj në mendjet dhe shpirtrat e tyre.

Ata bëjnë një jetë aktive që edhe një i ri do t’i kishte zili.

Një prej tyre edhe edhe 94-vjeçarja e njohur si Baddiewinkle, një shembull se si të shijojmë jetën pavarësisht moshës.

Helen Ruth Elam ka lindur në vitin 1928. Ajo është e kuruar në çdo detaje, ndërsa konkurron edhe modelet me famë botërore për stilin unik.

Helen konsiderohet si gjyshja më e lezetshme në Internet dhe ka mbi 3 milionë fansa në Instagram. Shumë mendojnë se ajo është një shembull i gjallë i thënies popullore se “mosha është thjesht një numër”.

Sekreti i saj kryesor është të qenit e re në zemër, pavarësisht stuhive që sjell jeta. Ajo vlerësohet shumë jo vetëm për sensin e saj të modës, por edhe për shpirtin rebel.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA