Virusi Covid mund të qëndrojë në disa ushqime ose sende ushqimore të gatshme për ditë, kanë konfirmuar ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkencëtarët kryen teste për Agjencinë e Standardeve të Ushqimit (FSA), duke e lënë qëllimisht virusin në ambalazhe dhe produkte ushqimore, kryesisht ushqime që njerëzit mund t’i konsumojnë pa gatuar apo larë si mollë, speca, djathë, proshutë, ullinj, bukë me kore dhe briosh. Paketimi i testuar përfshinte shishe pijesh, kuti kartoni dhe kanaçe.

Rreziku për konsumatorët mbetet shumë i ulët, thonë ata.

Për shumicën e produkteve ushqimore të testuara pati një ‘rënie të ndjeshme’ të niveleve të virusit gjatë 24 orëve të para. Por në disa raste gjurmët mbijetuan për rreth një javë, shkruan BBC.

“Për një agjent shumë infektiv si Sars-Cov-2, i cili mund të transmetohet përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara dhe më pas fytyrës, këto gjetje janë shumë të rëndësishme”, thonë ekspertët.

Ata shtojnë se nuk ka nevojë që blerësit të marrin masa paraprake shtesë kur konsumojnë ushqimin, përveç larjes së duarve përpara se ta përgatisin dhe ta hanë atë, dhe larjes së produkteve.

Sasia e virusit që ata aplikuan është e njëjtë me kollitjen e një të infektuari me Covid.

Testet e ushqimit

Fruta dhe perime të freskëta

Virusi duket se zgjat më shumë në produktet me sipërfaqe të pabarabarta, brokoli dhe mjedra, sesa në ato me lëkurë të lëmuar si mollët (edhe pse disa speca të freskët të ftohtë kishin virus të zbulueshëm një javë më vonë).

Mollët përmbajnë kimikate natyrale në lëkurën e tyre që mund të fillojnë të shpërbëjnë virusin Covid brenda disa minutave ose orëve, thonë shkencëtarët.

Burmëra

Ëmbëlsirat mbartnin pak virus pas disa orësh, ndoshta sepse ato janë të veshura me një shtresë të hollë të larjes së vezëve gjatë pjekjes, thonë shkencëtarët e FSA. Vezët përmbajnë acid arachidonic i cili mund të ketë një efekt antiviral.

Bulmet/ Mish

Djathi dhe mishi i ftohtë, me një përmbajtje të lartë proteinash dhe yndyre, që e lejojnë virusin të mbijetojë për ditë, ndoshta një javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA