Miami Art Basel/ Protesta e modës shqetëson policinë, Elton Ilirjani nuk ndalet

30/11/2022 20:45

Nga protestat në autobus e deri te pasarelat në pishinë, Elton Ilirjani s’ka të ndalur.

Në ditën e dytë të rrugëtimit të tij në Miami Art Basel, Ilirjani u kujdes së bashku me grupin që e shoqëronte që të tërhiqnin vëmendjen duke krijuar një protestë paqësore me shprehje ironike dhe shumë sens humori. Media ndërkombëtare dhe personazhe të njohur iu shtuan grupit më të zhurmshëm në Miami këto ditë për të parë Elton Ilirjanin duke sfiluar edhe këtë herë si fytyrë hapëse e pasarelës apo sikurse njihet me termin “First Face”.

Ky spektakel mode ishte një nga tre fashion show midis emrave si “Giorgio Armani” dhe “Dolce & Gabbana”. Ndërkohë, protesta vijoi përpara Art Basel Venue. Mesa duket, policia në Miami nuk pati të njëjtin sens humori me protestuesit dhe vendosi t’i ndalonte.

Nadja Sayej, gazetarja e “Forbes”, pjesëtare e protestës ka postuar në “Instagram” momentin e ndalimit duke thënë “Bëmë një protestë mode në galerinë e artit në Art Basel. Policia erdhi dhe na ndaloi. Mesa duket e marrin veten shumë seriozisht”

Gjithsesi kjo nuk e ndaloi grupin e veshur nga “House of Mua Mua” të vijonte drejt objektivit me energjinë e duhur. Në pjesën e pasme të veshjes së Ilirjanit lexohet “Marry Elton” (Martohu me Eltonin).

Teksa shkruan për javën e Artit në Miami, tabloidi “New York Style Guide” përmend aktivistin dhe ikonën e modës Elton Ilirjanin, si bashkëpunëtor me një nga markat më të njohura që ndjekin stilin e rrugës, “House of Mua Mua”

Sigurisht nuk mund të mbyllej kjo ditë pa një shprehje thumbuese “Të ecësh në pasarelë nuk është e njëjta gjë si të jesh modele instagrami”. Në vijim të kërkimit të një “Sugar Daddy” u lexuan shprehje si “Sugar Daddy të zgjidh të gjitha problemet”, “Kushton 0$ të bëhesh i pasur”, “BitchCoin”, “No money No honey” etj.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA