
25/02 09:55
Andre Onana do të largohet nga Katari. Portieri i Kamerunit u përjashtua nga ndeshja me Serbinë për arsye disiplinore.
Kjo situatë ka bërë që Onana të zgjedhë largimin nga vendi ku po zhvillohet Kupa e Botës, duke e braktisur skuadrën e tij.
Ndërkohë zëvendëspresident i Inter-it, Javier Zanetti tha më parë: “Ne po përpiqemi të kuptojmë, duam të flasim mirë me lojtarin. Sigurisht që ka pasur një diskutim.”
Nga mediet italiane raportohet se në orët në vazhdim portieri do të largohet nga Katar-i, ndërsa më 2 dhjetor pritet të ribashkohet me skuadrën e Inter-it.
Top Channel