Hansi Flick komentoi barazimin 1-1 të Gjermanisë ndaj Spanjës, e cila i dha pikën e parë në Kupën e Botës.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, trajneri i Gjermanisë theksoi se ekipi luftoi shumë.

“Ekipi luftoi pa u dorëzuar kurrë, por ne bëmë vetëm një hap. Ne jemi një ekip i mirë dhe kemi një marrëdhënie të mirë. Ajo që ka arritur skuadra sot është e rëndësishme, unë jam krenar për këtë. Ka luftëtarë në fushë, që luajnë me zemër. Nëse vazhdojmë me ritme të mira dhe fitojmë edhe më shumë besim, atëherë gjithçka është e mundur.”-deklaroi Flick.

Dy gola të shënuar nga dy sulmues të ardhur nga stoli, kanë vendosur ndeshjen Spanjë-Gjermani, që u mbyll në barazim 1-1, duke lënë tërësisht të hapura llogaritë për kualifikim në grupin E në Botërorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA