Richarlison shkëlqeu në ndeshjen e parë të Botërorit.
Sulmuesi i Tottenhamit shënoi dy golat e fitores së Brazilit ndaj Serbisë. I dyti ishte fantastik dhe deri në këtë fazë të turneut është goli më i bukur. 25-vjeçari tundi rrjetën serbe nëpërmjet një veprimi fantastik akrobatik.
Ndërkohë që Richarlison po përballet me elozhe të shumta, Antonio Cassano vazhdon ta cilësojë si një gabim grumbullimin e tij në vend të Roberto Firminhos nga trajneri Tite. Në deklaratën për Bobo TV, ish-talenti italian analizoi në stilin e tij edhe kryeveprën e sulmuesit brazilian.
“Brazili ka 25 futbollistë të mrekullueshëm, por atyre u mungon vetëm një gjë. Unë jam një person që nuk i mohoj ato që them, kështu që vazhdoj ta konfirmoj mendimin tim: Richarlison është një lojtar skarco.
Akrobacia e golit të dytë? E vërteta është se ai nuk e stopoi topin siç duhej, akrobacia i doli kot. Leje pastaj goli i parë, ai e realizoi me portën bosh. Richarlison nuk ka lidhje fare me sulmuesit e tjerë të Brazilit”, theksoi Cassano.
Top Channel