Sulm kibernetik para zgjedhjeve në Rusi? Hakerët pretendojnë qasje në sistemet zgjedhore

19/09/2026 16:00

Një grup anonim hakerash pretendon se ka ndërhyrë në sistemet kompjuterike të lidhura me infrastrukturën zgjedhore të Rusisë, vetëm pak ditë para nisjes së votimit për parlamentin e ri.

Grupi i ashtuquajtur CikLeak, thotë se ka siguruar qasje në sistemet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë, si dhe në kompanitë e përfshira në zhvillimin e platformës shtetërore Vybory, e përdorur për administrimin e zgjedhjeve. Hakerët thonë se kanë vjedhur vjedhur dokumente të brendshme, konfigurime serverësh, fjalëkalime dhe komunikime mes punonjësve të Komisionit dhe kompanive kontraktuese, përfshirë gjigantin rus të telekomunikacionit Rostelecom.

Materialet e marra i janë dorëezuar “Important Stories”, një media e pavarur investigative ruse, e cila deklaroi se i kishte verifikuar dokumentet. Megjithatë, ende nuk është e qartë se deri në çfarë niveli kanë depërtuar hakerët në infrastrukturën zgjedhore dhe nëse kanë arritur të kenë qasje në sistemet që përdoren drejtpërdrejt për votimin ose numërimin e votave.

CikLeak ka deklaruar se nuk ka synim të ndërpresë procesin e votimit apo të pengojë punën e komisioneve zgjedhore. Sipas tij, qëllimi është të zbulojë mënyrën se si funksionon në brendësi sistemi zgjedhor rus dhe atë që hakerët e përshkruajnë si mundësi për manipulimin e rezultateve.

Top Channel