Disa ditë pas përmbytjeve në Shkodër të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve, situata është drejt përmirësimit.

Sipërfaqja totale e tokës së përmbytur në Shkodër është 570 hektarë, ndërsa janë 5 familje të evakuuara në konvikte.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00, shënoi kuotën 8.05 m, nga 8.70 m që është kuota maksimale. Hidrometri i lumit Drin sot shënon 5.65 m, nga 7.50 m që është kuota maksimale.

Në njësinë administrative Ana e Malit, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Në Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar. Tendenca e nivelit të ujit është në ulje.

Në Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Në Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretisht në fshatin Trush.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA