Mbesa më e madhe e presidentit Joe Biden, Naomi kurorëzoi në martesë këtë të shtunë lidhjen e saj me Peter Neal.
Ajo eci në tapetin e bardhë në South Lawn të shtunën me një fustan nusërie elegante me mëngë të gjata, të dizajnuar nga Ralph Lauren.
Një fotografi e dasmës e shpërndarë në mediat sociale nga presidenti dhe zonja e parë Jill Biden tregoi dizajnin e ndërlikuar në më shumë detaje dhe dekoltenë e saj prej dantelle.
Fustani u krahasua më atë të aktores Grace Kelly, e cila u martua me Rainier III, Princin e Monakos, në vitin 1956.
Naomi Biden e kompletoi veshjen e saj me një palë vathë platini të veshur me diamant nga Tiffany & Co.
Ajo kombinoi perlat e Detit të Jugut, të cilat konsiderohen si ndër llojet më të vlefshme të perlave në botë, ato aktualisht janë të listuara për 9,300 dollarë për palë në faqen e internetit të bizhuterive luksoze.
Dhëndri Neal kishte veshur gjithashtu Tiffany & Co., duke vendosur një nga karficat e markës në formë margarite në xhaketën e kostumit të tij, i cili gjithashtu thuhet se ishte dizajnuar nga Ralph Lauren.
Top Channel