Aventura e katërt në Durrës, Teuta rikthen në stol trajnerin rekordmen

21/11/2022 18:21

Teuta ka zgjedhur trajnerin e ri pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Bledi Shkëmbin. 

SuperSport konfirmon se klubi durrsak ka vendosur të rikthejë në stol Edi Martinin, i cili fitoi titullin (2021), Kupën (2020) dhe Superkupën e Shqipërisë (2020, 2021) si trajneri i Teutës.

Kjo është hera e katërt që ish-sulmuesi i njohur shkodran merr drejtimin e bregdetarëve, po sa sa numri i trofeve të fituar si trajneri i skuadrës. Misioni kryesor është rikthimi i ekipit të rezultatet pozitive dhe braktisja e vendit të fundit në renditjen e Superiores.

47-vjeçari drejtoi Teutën për herë të parë në periudhën (qershor 2010-maj 2011). Aventura e dytë që u shoqërua me fitimin e katër trofeve, zgjati nga dhjetori 2019-nëntor 2021, teksa u rikthye sërish në pankinën e Teutës më 16 dhjetor të vitit 2021, por drejtoi ekipin në katër ndeshje dhe u largua më 23 janar të këtij viti./supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA