Reperi Fero i ftuar në emisionin “Më lër të Flas” rrëfeu detaje nga jeta e tij personale.
Ai u shpreh se partnerja e tij Arbenita e kupton në çdo çast dhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin.
“Me Arbentinë kuptohemi për çdo gjë, unë jam i thjeshtë, ndonjëherë e humb kohën me gjëra që nuk ia vlen, ajo më kupton për çdo gjë”, tha ai.
Çifti Fero dhe Arbenita, u bënë prindër për herë të parë me datë 24 prill të vitit 2021. Modelja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina.
Lidhja e këngëtarit Feron Shabani, i njohur me emrin e artit Fero, me modelen Arbenita Ismajli u zbulua që në fund të vitit 2018, por postimet me fotot apo dedikimet e dashurisë nisën në fillim të vitit tjetër.
Top Channel