Reperi Fero ishte i ftuari i radhës në “Më lër të Flas”, me vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj.

Fero në një rrëfim ekskluziv, tregoi për herë të parë se si e përjetoi ngjarjen e bujshme, e cila e çoi në paraburgim, ku rrezikohej të dënohej.

Ai u shpreh se atje nuk ka shkruar asnjë rresht dhe nuk ka qenë i frymëzuar për muzikë, duke rrëfyer se përpiqej të mos mendonte për jetën jashtë pasi do të mërzitej.

“Kur kam dalë nga paraburgimi kam qenë me mllef, kam qenë në studio me një shokun tim që kemi bërë muzikë dhe kam bërë disa muzikë për këtë album. Është e çuditshme, por në burg nuk kam shkrujt, se unë njihem që bëj nga 10 muzikë në ditë, por në burg nuk kam shkru asnjë rresht. Aty nuk kam mendu hiç për jasht, është ligj i natyrës për të mendu më shumë për familjen, por me tregu të drejtën nëse je brenda 22 orë je në një dhomë me katër mure, nëse je në mendime për jetën jashtë ia nis mërzitesh, hy në depresion. Me tregu të drejtën unë e sistemova mënyrën e jetesës me shokët brenda, bëra një muaj, e kisha me orë lojën me lujt, nuk mendioja për jashtë se ç’po ndodh për arsye se nëse je t’u mendu, ça po thonë për mu, a jam duke u dhimbt, këto mendime kur je vet”, tha Fero.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA