“Një shqiptarë vrasës i dyfishtë pritet të dëbohet nga Anglia për herë të dytë”.
Ky është titulli gazetës Daily Mail, që i servir lexuesve këtë të shtunë, historinë e 50 vjecarit Ilirian Zeqaj i cili kërkohet të ekstradohet nga Angli në Shqipëri.
Duke iu referuar dokumenteve të ekstradimit në gjykatë Daily Mail shkruan se Zeqaj është autor i një vrasje të dyfishtë në Cakran të Fierit në vitin 1999. Më pas ai mbërriti me kamion në Angli për tu fshehur.
Në 2002 gjykata e Fierit e dënoi në mungesë me 23 vite burg për vrasjen e Gramoz dhe Shkëlqim Llanajt në shtator të vitit 1999.
Sipas kësaj gazete Ilirian Zeqaj në vitin 2011 u ekstradua nga Anglia në Shqipëri nga ku pas rigjykimit fitoi pafajësi nga gjykata e fierit dhe u rikthye në Londër për të vijuar jetën me familjen.
Por gjykata e lartë shqiptare e rrëzoi vendimin e pafajësisë duke lënë në fuqi dënimin me 23 vite burg.
Në të tilla kushte Zeqaj u shpall përsëri në kërkim ndërkombëtarë me urdhër të prokurorit Petrit Vukaj.
Ai do të arrestohej në Londër, në fillim të 2022 e u përballur përsëri me një proces ekstradimi për të dytën herë.
Ilirian Zeqaj është duke i ndjekur seancat gjyqësore të ekstradimit i lirë me kusht pasi sipas Daily Mail djali i tij vendosi një garanci pasure prej 30.000 stërlinash.
Zeqaj sipas kësaj gazete gjithnjë i ka mohuar akuzat për vrasje dhe ai është fotografuar jashtë një shtëpie duke mbajtur në dorë një xham kabine dushi.
Nëse do të ekstradohet apo jo për herë të dytë në Shqipëri, këtë Ilirian Zeqaj do ta mesojë më 30 Janar 2023.
Top Channel