Një nga goditjet më spektakolare në historinë e futbollit turk është bërë realitet! Pasi mbylli aventurën e tij historike me Liverpool-in, sulmuesi egjiptian Mohamed Salah ka rënë dakord për t’iu bashkuar Trabzonsporit si lojtar i lirë.

“Faraoni” ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin turk duke u bërë lideri i ri i sulmit, por për tifozët shqiptarë ky megatransferim ka një shije edhe më speciale sepse ylli i Kombëtares Shqiptare, Ernest Muçi, do të jetë zyrtarisht shok ekipi dhe partner kryesor në repartin ofensiv me legjendën e Premier League.

Fantazisti kuqezi, i cili mban fanellën me numrin 10 te Trabzonspori, pritet të formojë një dyshe ëndrrave me Salah, ku teknika, vizioni dhe gjuajtjet e rrezikshme të Muçit do të gërshetohen në mënyrë perfekte me shpejtësinë dhe finalizimin vdekjeprurës të egjiptianit, duke i dërguar një mesazh të qartë gjithë rivalëve në Superligën Turqe se me këtë super-dyshe këtë sezon synohen trofetë dhe dominimi absolut.

Top Channel