Babai bashkë me dy fëmijët humbën orientimin në zonën malore të Gjipesë, turistët holandezë shpëtohen shëndoshë e mirë
04/08/2026 23:05
Tre shtetas holandezë, babai së bashku me dy fëmijët e tij të mitur, kanë humbur orientimin në zonën malore të Gjipesë.
Pas marrjes së njoftimit, efektivët e Njësisë Speciale Delta kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit në terrenin e vështirë të Gjipesë.
Pas kontrolleve në zonë, tre turistët janë lokalizuar dhe nxjerrë nga terreni. Ata kanë marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe, sipas informacionit paraprak, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, turistët po transportohen drejt spitalit te Himares për një kontroll mjekësor.
Top Channel