Dritë ‘jeshile’? Katari: Po qarkullojnë drafte të një marrëveshjeje të mundshme SHBA-Iran
Një grup studiuesish në Observatorin Qendror Astronomik të Ukrainës ka raportuar se ka vëzhguar më shumë se 20 objekte të panjohura që lëviznin pranë dhe mbi sipërfaqen e Hënës gjatë disa muajve të vitit 2025.
Sipas një studimi të ri, i cili ende nuk i është nënshtruar procesit të vlerësimit shkencor, disa prej objekteve në formë disku u vlerësuan të kishin përmasa nga 15 deri në 25 milje diametër.
Ekipi i studiuesve i ka ndarë objektet në dy kategori: objekte “atmosferike”, të cilat dukeshin sikur qëndronin të palëvizshme; objekte “kontinentale”, të cilat dukej se lëviznin përgjatë sipërfaqes së Hënës.
Studiuesit pretendojnë se objektet shfaqnin ndryshime të pazakonta në shkëlqim dhe rrotullim. Sipas tyre, këto modele mund të lidhen me sjellje të organizuara dhe teknologjike, duke ngritur edhe hipotezën se objektet mund të kenë origjinë nga një bazë e fshehur në Hënë.
“UFO-t vërehen në Tokë dhe në hapësirën e afërt. Ne besojmë se Hëna shërben si bazë për UFO-t”, thuhet në studimin e ekipit.
Sipas studiuesve, këto objekte mund të arrijnë në Tokë brenda rreth 20 minutash dhe të shfaqen në atmosferë si UAP (fenomene ajrore të paidentifikuara).
Ata argumentojnë se lëvizjet e tyre të dyshuara si inteligjente mund të jenë tregues i ekzistencës së një “qytetërimi teknologjikisht të përparuar”.
Megjithatë, pretendimet nuk janë konfirmuar nga komuniteti shkencor dhe studimi ende nuk ka kaluar procesin e rishikimit nga ekspertë të fushës.
Top Channel