Aksident me pasojë vdekje në aksin Korçë-Maliq/ Përplasen dy makina, ndërron jetë shoferi, plagosen tre persona të tjerë

05/08/2026 07:00

Aksident me pasojë vdekje në aksin Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Audi” ka përplasur një mjet tjetër i cili ka dalë më pas nga rruga.

Nga mjeti i përplasur ka pësuar vdekjen drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari me inicialet O. P.  Ndërsa, kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë, njëri prej tyre po merr ndihmë në spitalin e Korçës dhe 2 vajza në spitalin e Pogradecit.

“Rreth orës 01:00, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. P., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C., 27 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi O. P.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi K. C., si dhe një pasagjer që udhëtonte në këtë automjet. Të dy po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel