Tension mes Anglisë dhe Francës! Nigel Farage propozon të çojë ushtrinë për emigrantët në La Mansh, reagon ashpër Parisi

04/08/2026 16:04

Një polemikë në distancë ka shpërthyer mes dy brigjeve të La Manshit, pasi partia populiste dhe anti-emigracion” Reforma” e Nigel Faraga, i njohur gjerësisht si promotori, pas referendumit të Brex-it, pasi ai ka deklaruar se do përdor Flotën Ushtarake Detare për të kthyer mbrapsht gomonet me emigrante që mbërrijnë nga Franca ose Belgjika drejt brigjeve angleze. 

Sipas tij, ai do ndërmarrë operacionin më të madh ushtarak në shumë dekada në La Mansh për të bllokuar mbërritjen e gomoneve me emigrantë, duke shënuar një përshkallëzim në planet e saj anti-emigracion, ndërkohë që kjo parti po shënon rënie drastike, duke humbur kryesimin prej 16 muajsh në sondazhet e opinionit publik, pas ardhjes së kryeministrit të ri Andy Burnham në pushtet.

Ky njoftim i politikës së emigracionit nga Reforma, ka hasur në skepticizmin nga ish-figura të larta të Flotës Ushtarake Detare britanike si dhe nga autoritetet franceze. Sipas Farage, “nëse Flota Detare Mbretërore  nuk është aty për të mbrojtur këtë vend nga invazioni atëherë sinqerisht, nuk shoh se ç’kuptim ka që të ekzistoj”.

Ai shtoi se nëse fitojmë zgjedhjet, brenda dy javësh, qeveria e Partisë Reforma do ndaloj dhe nuk do ketë më gomone që kalojnë La Manshin drejt Anglisë.

Kalimet me gomone  kanë rënë dukshëm edhe pse javën e kaluar  pati një rritje të dukshëm të kalimeve. Disa figura të njohura dhe ekspertë të mbërritjes, janë shprehur të dyshimtë për efektshmërinë e këtij plani.

Ndërkohë një tjetër ekspertë mbrojtje, thotë se “kemi të bëjmë me dy problematika në këtë histori. E para, Flota Ushtarake Mbretërore nuk ka anijet për një veprim të tillë, dhe e dyta,  ajo që është më serioze është Flota Ushtarake Detare, njësoj si Ushtria, e Forcat Ajrore, janë forca të armatosura. Dhe nuk besoj se këtu po propozohet të fillojmë të shtim me armë kundër njerëzve nëpër La Mansh”.

Faktikisht një plan i tillë potencialisht do të çonte në një konfrontim të hapur ushtarak mes dy aleatëve të NATO-s, ndërkohë që autoritet e larta franceze reaguan duke thënë se kjo do përbënte një shkelje të sovranitetit të Francës dhe ligjeve ndërkombëtare dhe atyre te lundrimit detar.

Top Channel