Elton Çela apo Iseldi Bala, njëri prej tyre do të jetë fituesi i La Casa De Quiz.
Të premten në orën 21:00, Iseldi vetëm 16 vjeç nga Durrësi dhe Eltoni nga berati do të testojnë njohuritë e tyre për historikun e kampionateve botërore. Moderatori dhe një prej autorëve të emisionit, Gjergji Stefa tregon se si ka qenë ky rrugëtim gati 10 mujor, i cili tani ka ardhur në vijën e finishit.
Stefa tregon pritshmëritë që ka për finalen, duke e konsideruar një surprizë, për vetë faktin se mes 24 konkurrentëve ka pasur shumë lojtarë të përgatitur, të cilët nuk ia kanë dalë që të prekin finalen e madhe.
Stefa paralajmëron se mundësitë ekzistojnë që në të ardhmen Supersport/Digitalb të vijë me të tjera projekte të ngjashme, këtë herë lidhur me kombëtaren e Shqipërisë.
Finalja e La Casa De Quiz do të zhvillohet të premten në orën 21:00 dhe do të transmetohet pa pagesë në Sport News.
Top Channel