“Ti duhet të rrezikosh”/ Vlerësime dhe kritika, Sara dhe Luixhino performojnë “Charleston”

11/11/2022 22:08

Sara dhe Luixhino erdhën me një Charleston në këtë natë të “Dancing with the Stars”, ku pavarësisht problemeve që patën u vlerësuan nga juria.

Ata performuan në skenë, ndërsa Sara pati probleme me ritmin në nisje të kërcimit, por arriti me shpejtësi në hapat e duhur.

Juria e kritikoi këtë problematikë, por e vlerësoi si një performancë të mirë.

Kledi Kadiu: Sara duhet të di nga ty, çfarë ndodhi?

Sara Hoxha: E humba ritmin unë kuptova që në live ndodhin gjëra që nuk ndodhin në prova dhe kjo më ndodhi mua.

Kledi Kadiu: E kape pastaj, por shumica e sikur ishte jo e rregullt, për mendimin tim ti duhet të rrezikosh. Nuk duhet ta heqësh interpretimin edhe nëse rrezikon. Padjeshka erdhi shumë,  mirë muzika shumë e mirë.

Valbona Selimllari: Edhe unë e pashë atë momentin por mua ajo që dua të mos shoh është energji që i jepet kërcimit e kape shumë shpejt dhe për këtë të përgëzoj. Nuk mungoi energji dhe vetë muzika e ka energjinë vetë. Bravo!

Dalina Buzi: Ishte e dukshme ajo që ndodhi. Ajo që dua të them është duke e ditur që ti nuk ke ardhur nga asnjë eksperiencë, ti nga java në javë ke një lloj çiltërsie dhe po bëhesh performuese. Ke një forcë të madhe përforcimi. Njerëzit presin të të shohin kjo është gjë gjë shumë e madhe. Mos e humb magjinë që ke.

Armand Peza: Më pëlqeu ishte mirë sigurisht që u vu re. Punoni dhe punoni fort. Le ta bëjmë me qejf.

Çifti me performancën e tyre arriti të marrë nga juria 26 pikë në total.

Megjithatë, gara e sotme e çifteve premton surpriza. Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me katër konkurrentë më pak, pasi Ilir Dushkaj, Alban Nimani. Irini Qirjako dhe Elona Duro janë eliminuar nga spektakli gjatë katër javëve të kaluara. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

 

FOTO GALERI
4/8

Top Channel