Është shtyrë për të dytën herë seanca në Apel e ankimimit të PD-së për statutin e 18 dhjetorit.
Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të PD-së Indrit Sefa, ndërsa është parashikuar të mbahet më 6 dhjetor në orën 9:30.
“Në vijim te komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës se Apelit Tirane, ju informojmë se seanca e sotme gjyqësore qe ishte planifikuar te zhvillohej, kërkesa e Partisë Demokratike, nuk u zhvillua, për shkak se përfaqësuesi ligjor, ka depozituar kërkese për shtyrje seance. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar ne date 06.12.2022, ora 09:30.Ju faleminderit!”- thuhet në njoftim.
Trupi gjykues që po shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtaret: Irida Kacerja, relatore dhe Genti Shala e Emona Muçi anëtarë.
Më 18 mars, gjyqtarja Blerina Muça vendosi pranimin e kërkesës së PD dhe depozitimin e statutit e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i mbajtur më 17 Korrik 2021.
Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri vendosi që organi zyrtar i PD-së të jetë Komisioni i Rithemelimit, për të cilin është paraqitur ankimim nga Alibeaj.
Por më 22 prill Gjykata e Tiranës pranoi ankimin e PD-së, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, i cili kërkon zhbërjen e vendimit Zhukri që i dha Sali Berishës selinë e partisë
Top Channel