Mbërritën me gomone. Zbulohet numri shqiptarëve të deportuar nga Anglia në tetor

10/11/2022 10:08

118 emigrantë shqiptar të cilët kanë mbërritur me gomone u dëbuan gjatë tetorit nga Anglia nga 347 gjithsej. Një nga shqiptarët e deportuar ishte edhe një i dënuar me më shumë se nëntë vjet, shkruan Daily Mail.

117 ishin shkelës të imigracionit, duke përfshirë dy persona që u dëbuan brenda 24 ditëve nga mbërritja me varkë të vogël nëpërmjet Kanalit. Një e treta u kthye brenda 27 ditëve nga mbërritja.

Sekretarja e e Brendshme Suella Braverman tha se me dëbimet do që të dërgojë një mesazh të qartë për shtetasit e thuaj të cilët nuk kanë asnjë të drejtë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Numri i njerëzve që arrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla është në kulmin e të gjitha kohërave dhe po e vë sistemin tonë të azilit nën tendosje intensive. Duke kthyer qindra njerëz që vijnë këtu ilegalisht dhe kriminelë të huaj të rrezikshëm në këtë mënyrë, ne po dërgojmë një mesazh të qartë se ata që nuk kanë të drejtë të jenë në MB nuk janë të mirëpritur këtu. Unë kam qenë e qartë se po eksploroj çdo rrugë që kam në dispozicion për të përshpejtuar heqjen e tyre”, tha Braverman.

Qeveria ka dëbuar nga vendi i tyre 347 persona, 118 ishin nga Shqipëria, 39 në Brazil, 38 në Rumani, 26 në Poloni dhe 2 në Lituani ku përfshihet një xhamajkan i cili u dënua me 14 vjet burg, dhe një vrasës malajzian që u dënua me burgim të përjetshëm

Shtetasit e huaj u larguan me anë të shërbimeve ajrore të planifikuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA