Marrëdhënia e tensionuar e Irisit me Petron u pasua me një takim në studion e “Për’puthen”.

Gjatë takimit konkurrentët u munduan të sqaronin situatat  mes tyre, por përfundoi në ngritje zëri dhe acarim nga të dyja palët.

Ajo që u duk më e irrituar ishte Irisi e cila tregoi versionin e saj, por edhe Petro nuk i ndali akuzat ndaj konkurrentes.

Gjatë bisedës së tyre, konkurrentja shpërtheu me ulërima dhe akuza ndaj personit që ka zhvilluar dy takime.

Petro: Ka qenë  një javë shumë intensive. Më ke bërë të dal nga vetja, para se të vije ti këtu nuk kamë qenë agresiv

Irisi: Ti bën gabime edhe të bëra unë agresiv

Petro: Në momentin që sillesh agresive më ofendon, më thua i pafytyrë. Kur ke pëlqim për një mashkull duhet të bëhesh agresive?

Irisi: Nëse pëlqej një mashkull duhet të rri si dele!?

Petro: Unë s’të kam ofenduar kurrë

Irisi: Ti më ke thënë kalama

Petro: Pas atyre gabimeve që ke bërë prandaj të kam thënë. Do vetëm të ofendosh bërtasësh. Unë çfarë skam parë në prapaskenë

Irisi: Çfarë ke parë, përqafimet me Donaton?

Petro: Me përqafime me puthje të gjitha. Këto gjëra nuk është se më prekin por më ftohin

Irisi: Po ti që kërceve? Jo vetëm që ajo nuk duhet të kërcente dhe ajo nuk duhet të linte asnjë femër të kërcente me ty

Petro: Të dha Lea shkas për atë gjë. Nuk boni gabime në veprime, po foli gabim. Ndaje mendjen njëherë a ke mo pëlqim për Petron?

Irisi: Unë e kam thënë që kam pëlqim për Petron. Nuk do të të vij mbrapa gjatë gjithë kohës

Petro: I bën ato veprime se e ndjen apo…

Irisi: Ç’të duhet ty a i ndjej unë apo jo

Petro: Të shoh gjatë gjithë ditës të përqafuar

Irisi: Unë këto gjëra i kam bërë edhe kur ka pasur xhirime edhe kur nuk ka pasur

Petro: Unë kam thënë pse bën skena i ke bërë se i ke ndjerë?

Irisi: Po i kam ndjerë. Do ma shpjegosh pak atë interesin si e ke?

Petro: Ka ngel shumë pak, për hatër të takimeve dhe gjërave që kemi kaluar bashkë. Problemi është se këtu se ti thua pëlqimi për Petron, pëlqimi për Petron. Por këtej bën skena.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA