Si ndërtuan sovjetikët trenin me motor avioni në tavan (fotogaleri)

07/11/2022 18:58

Megjithse vagoni-laborator u regjistrua si një sukses dhe treni mund të udhëtonte thuajse me shpejtësinë e një avioni, projekti eksperimental rrjedhimisht u harrua dhe u la të zhdukej.

Në projektin e viteve 1970-të, inxhinierët sovjetikë shënuan një rekord të ri shpejtësie duke instaluar në të një motor avioni, në projektin e quajtur “Laboratori i vagonit të shpejtësisë”.

Inxhinierët kishin tentuar të krijonin trenin “fluturues” që 100 vjet më parë kur vagoni i  Valerian Abakovsky, arriti shpejtësinë 140 km/orë që në vitet 1920-të ishte diçka e pamendueshme.

Testime të ngjashme nisën të kryheshin në SHBA në 1966, kur projekti i hekurudhave të New York, ‘M-497’ arriti një shpejtësi prej 296 km/orë.

Për të mos mbetur prapa, Bashkimi Sovjetik testoi në vitet 1960-të vagonin Kalininsky me dy motorë të tipit AI-25, që asokohe përdoreshin në avionët e fundit ushtarakë Yak-40.

Tentativa te mehershme

Në tetor 1970 projekti mund të arrinte 50 km në orë brenda 10-15 sekondash dhe më pas shënoi rekordin  249 km/orë që është shpejtësia maksimale për binarët e hekurt.

Programit iu dha fund në vitin 1975, pasi u konsiderua i kompletuar, por projektet moderne hekurudhore e bënë atë ekonomikisht të papërshtashëm dhe rrjedhimisht në fund u konsiderua i pavlefshëm.

Gjithsesi vagoni me motorë avionësh ishte një burim i pasur informacioni për mënyrën sesi trenat operojnë në shpejtësi të mëdha, i cili u përdor më pas për të ndërtuar vagonët rusë “troika”.

Projekti është kujtuar herën e fundit në 2008 kur u instalua si objekt përkujtimor në përvjetorin e 110 të hekurudhave ruse Kalininsky.

FOTO GALERI
2/9
Në tetor 1970 projekti mund të arrinte 50 km në orë brenda 10-15 sekondash dhe më pas shënoi rekordin 249 km/orë

Top Channel