Shorti i Europa League, Xavi: Sërish ne e kemi kundërshtarin më të vështirë

07/11/2022 17:35

“Ne kemi rivalin më të vështirë që mund të kishim luajtur…përsëri”,– tha Xavi sapo mbërriti në sallën e shtypit.

Ai e kishte fjalën për shortin e Europa League, që e vendos Barcelonën kundër Manchester United. Trajneri i katalanasve tha disa herë për fatin e keq të përsëritur: “e marr mirë, të luash kundër më të mirëve është gjithmonë një plus”.

Ai nuk ka dashur të flasë për favorizim, megjithëse ka kujtuar se “Barça nuk e ka fituar kurrë Europa League-n dhe ne do të përpiqemi, është një sfidë për ne, po shkojmë për trofe”.

Sa i përket Manchester United, ai theksoi se “nuk është vetëm Cristiano Ronaldo, unë do të veçoja grupin, Ten Hag po bën një punë të shkëlqyer. Dhe Cristiano më duket një lojtar i madh, që ka shënuar një epokë dhe që mund të jetë ende vendimtar.”/ Super Sport

Top Channel