700 mln euro fitime për City-n/ Kampionët e Anglisë marka e dytë më e vlefshme në botë, 1.3 bilion euro

07/11/2022 15:41

Manchester City vendos një tjetër rekord këtë herë në aspektin financiar. Kampionët e Anglisë publikuan bilancin për sezonin 2021/22 dhe shifrat janë vërtet ‘të frikshme’.

Citizens kanë regjistruar një shumët ë ardhurash prej 700 milionë euro dhe fitime prej 47 milionë Euro, rezultati më i mirë i financiar i këtij klubi në të gjithë historinë e tij.

Janë të shumtë faktorët që kanë sjellë këtë rezultat të Manchester City dhe një prej tyre janë të ardhurat nga shitjet e biletave në stadium dhe rritja e të ardhurave komerciale. po kështu fitimet morën një impuls nga shitja e futbollistëve duke shkuar nga 76 milionë në 286 milionë euro në 5 vitet e fundit

Brand Finance e ka cilësuar klubin kampion të Anglisë, markën e dytë më të vlefshme në botë me një vlerë prej 1 miliardë e 330 milionë euro

Top Channel