“Rusët do jenë shumë të kënaqur me Kurtin”, Grenell: Hodhi poshtë çdo ide të SHBA-se!

29/10/2022 14:43

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell i është kthyer ashpër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti pas lëvizjes së tij të fundit.

Qeveria e Kosovës e modifikoi, por në thelb nuk e ndryshoi vendimin për targat, e për këtë Grenell, pati një koment mjaft të hidhur në Twitter.

“Rusët duhet të jenë shumë të kënaqur me Albin Kurtin tani”, ka shkruar ish zyrtari i adminitratës Trump. Konvertimi i targave me tre faza deri në 21 prill ishte sipas Kurtit “mënyra që edhe ta zbatojmë rendin e ligjin por në anën tjetër ta kemi përgjigjen tonë për ndjeshmërinë e shtuar edhe ndërkombëtare sa i përket paqes dhe sigurisë në vendin tonë, por jo vetëm”.

Shtetet e Bashkuara e pohuan se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin për targat, sipas Marrëveshjes së Brukselit, por e bënë disa herë të qartë se  “zgjatja e afatit do të ishte në interes që të arrihej përparim në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, dialog ky  që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian”.

Departamenti Amerikan i shtetit kërkoi në më shumë se një rast nga Kosova dhe Serbia që të punojnë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve. Besohet se afro 10.000 makina me targa që mbajnë akronime serbe si KM, PZ, PR qarkullojnë në veriun e Kosovës me shumicë serbe. Kosova i konsideron të paligjshme targat e lëshuara nga Serbia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA