Humb jetën fermeri i moshuar/ Në Bestrovë, ullinjtë i mbledhin vetëm pleqtë! Të rinjtë kanë ikur

29/10/2022 19:52

Bastri Llanaj nga Panajaja e Vlorës është lënduar ndërsa ishte duke mbledhur ullinj në tokat e tij.

Në Vlorë është momenti që vilet ulliri por nuk ka punëtorë dhe as të rinj ë të punojnë. të vetmit që kanë mbetur janë pleqtë.

Fatkeqësisht njëri prej tyre, 65 vjeç humbi jetën këtë të shtunë në fshatin Bestrovë. Ai po mblidhte ullinjtë dhe është rrëzuar nga pema.

Top Channel shkoi në këtë fshat ku ishin gra të moshuara që kishin hipur në pemë për të punuar. Ato tregojnë përpjekjet e vështira për të mbijetuar në mungesë të më të rinjve.

Disa prej të moshuarve që jetojnë më emigrim së bashku me fëmijët e tyre thonë se janë rikthyer vetëm për shkak të lidhjes së fortë që kanë me tokën e tyre. Ata po mbledhin ullinjtë dhe sërish do të largohen larg tokës së lindjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA