Bashkëshorti i Nancy Pelosit po e merr veten pas ndërhyrjes urgjente kirurgjikale të cilës iu nënshtrua në vazhdën e sulmit në shtëpinë e çiftit në San Francisko, shënjestra e të cilit, në fakt, duket se kishte qenë e shoqja.

“Ku është Nancy”, ulëriti agresori që paskësaj, goditi 82-vjeçarin me çekiç në kokë e në trup, duke i shkaktuar trauma të forta.

David Depape, 42 vjeç, është arrestuar nga policia. Por ndërsa për familjen e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, ngjarja fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi, ajo përbën paralajmërimin më të fortë deri tani mbi rrezikun e ekstremizmit të dhunshëm përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

Amerikanët do të thirren për të votuar pas 10 ditësh, ndërsa krimi e siguria publike janë shfaqur si shqetësimet e tyre kryesore. Sulmi ngre pyetje në lidhje me sigurinë e anëtarëve të Kongresit dhe familjeve të tyre pasi kërcënimet ndaj ligjvënësve janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, dy vjet pas kryengritjes së dhunshme në Capitol.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se një burrë nga Pensilvania ishte deklaruar fajtor për kërcënime të shumta me vdekje me telefon kundër një kongresmeni, që mendohet të jetë demokrati Eric Swalwell nga Kalifornia.

Raporte të shumta mbërrijnë nga Arizona për individëve të maskuar me armë zjarri që përgatiten “të mbrojnë, sic thonë kutitë e votimit”. Republikanët paralajmërojnë se zgjedhjet e 8 nëntorit janë shansi i fundit për të vënë nën kontroll presidencën e demokratit Joe Biden.

Demokratët thonë se vetë demokracia amerikane është në rrezik për shkak të kandidatëve të shumtë republikanë që kanë refuzuar të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Dhe retorika vjen në kulmin e asaj që ka qenë rënie e vazhdueshme e tambureve të konflikti dhe kërcënimeve të dhunës, që kanë ardhur duke u shtuar ngadalë gjatë gjithë vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA