Buxheti 2026, rriten pagat e pensionet/ Rekord me 8.9 miliardë euro, për herë të parë indeksohen pagat e shtetit 04/11 19:20
Vendi ynë gjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqiten zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të dendura, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Top Channel