Artisti Ardit Çuni dhe partnerja e tij Jora performuan si një trup i vetëm në një kontemporane plot guxim.
Ata dhuruan lëvizje të shpejta dhe të guximshme duke i lënë të gjithë në suspancë, ndërsa ishin në rolin e dy të burgosurve në këtë mbrëmje Halloweeni.
Arditi tregoi se u përballën me një incident gjatë provave, ku Jora është dëmtuar në kokë.
Sonte u dha 10 e parë në Dancing, dhe pikërisht nga Armand Peza, ndërsa arritën të rrëmbenin 37 pikë nga juria.
Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me dy konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe këngëtari Alban Nimani u eliminuan nga spektakli gjatë dy javëve të kaluara.
Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.
Sonte gara ndryshon në Dancing With the Stars, ku për herë të parë do të ketë një formulë të re.
Top Channel