Quique Setien është zgjedhur trajneri i ri i Villarealit. Unai Emery u transferua në Premier League tek Aston Villa, ndërkohë që drejtuesit e klubit spanjoll zgjodhën ish-trajnerin e Barcelonës si pasardhësin e tij. 64-vjeçari firmosi deri në vitin 2024 me Villarealin.
Setien qëndronte pushim prej gushtit të vitit 2020, kur i përfundoi aventura në pankinën e Barcelonës. Në një prononcim për Onda Cero, ai u ndal te raporti me Leo Messin, teksa bën të ditur se ka akoma rroga për të marrë nga klubi katalanas.
“Barça më ka ende borxhe, nuk më kanë shlyer. Sa i përket Messit, unë nuk mund ta them me siguri nëse kam mbetur i zhgënjyer apo jo prej tij. Disa gjëra më kanë pëlqyer shumë, të tjera më pak, por më është të përballem me to.
Villareali? Nuk isha plotësisht i bindur se do të më vinte një mundësi në një vend që mund të më përshtatej. Ishte një surprizë e madhe! Villarreali kishte një trajner që po bënte shumë mirë dhe nuk dukej se mund të ndodhte asgjë.
Kisha oferta nga jashtë, mund të kisha shkuar në SHBA, por nuk doja të largohesha nga Spanja”, bëri të ditur Setien, i cili do të debutojë me Villarealin në transfertën ndaj Athletic Bilbaos.
Top Channel