Bayerni i Mynihut studion një goditje me parametra zero në merkaton e verës së ardhshme.
Bëhet fjalë për mesfushorin turko-gjerman, Ilkay Gundogan, i cili aktualisht është pjesë e Manchester City-t, por kontrata me “citizens” i skadon pikërisht në qershorin e vitit të ardhshëm.
Palët duken larg rinovimit dhe me shumë gjasa Gundogan do të largohet nga “Etihad Stadium’ në fund të sezonit, ndaj dyshja Kahn-Salihamidzic kanë nisur kontaktet me agjentët e mesfushorit, për ta bindur të transferohet në “Allianz Arena” sezonin e ardhshëm.
Gundogan, i cili dy ditë më parë festoi ditëlindjen e 32-të, ka lindur në Gjermani dhe ka debutuar pikërisht në Bundesligë, ku ka luajtur me Nurnbergun e Borussian e Dortmundit, teksa verën e 2016-ës u transferua te Manchester City, si blerja e parë e Pep Guardiolës në stolin e klubit anglez.
Top Channel