U kap duke tregtuar lëndë plasëse në vitin 2015, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

24/10/2022 14:22

Një 38-vjeçar, i dënuar për trafikimin e lëndëve plasëse në qytetin e Durrësit është arrestuar këtë të hënë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, kur Febjus (Dritan) Dauti, bashkë më tre shtetas të tjerë, u kap duke transportuar 3 kallëpe lënde plasëse.

38-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i Dautit, Bledar Plaku është arrestuar disa ditë më parë, në 18 tetor.

Gjykata Rrethit Gjyqësor Durrës vijon hetimet, ndërsa vazhdon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA