Nivelet e HEC pranë maksimumit/ Shqipëria importon 170 mln euro energji, shet vetëm katër herë në treg Çdo ditë, banorë të dëmtuar nga tërmeti enden para bashkisë së Durrësit për t’u ankuar dhe marrë informacion mbi fatin e banesave të tyre.
Mjaft pallate janë ende në pritje të rikonstruksionit, ndërsa në të tjera ku është ndërhyrë banorët ankohen për cilësi të dobët të punimeve.
“Nuk ka ndriçim. Shkallët e prishura. Ashensorët të pakolauduar. Po dërgoja vajzën për në shkollë dhe ngela mes kateve. Më nxorri djali kur erdhi nga puna. Ai përdori ashensorin për mallrat që të shmangte marrjen e vinçit, ndaj u prish.”
“Skandaloze është që doli përfaqësuesi i bashkisë dhe firmës dhe thanë që pallati është dorëzuar. Ne flasim për ambientet e përbashkëta se brenda i kemi bërë vetë. Hyjmë në shtëpi në errësirë, ndërsa është bërë tender për t’i bërë nga firma të tëra.”
“Të vijë bashkia në pallat dhe ta mbikëqyre se gjithçka është e prishur.”
Ndërprerja e bonusit të qirasë prej disa muajsh është një tjetër ankesë qytetare, objektet e dëmtuara të të cilëve nuk janë riforcuar ende.
“Pallati ynë është në shkallën e dëmit DS4-DS5. Asnjë lloj informacioni s’na kanë dhënë. 3 muaj s’kemi marrë bonus. S’e dimë çdo të bëhet. Jemi as në qiell, as në tokë. Asnjë gjë nuk kanë bërë. Nuk kemi hyrë. Është DS4.”
Ndërsa kanë kaluar thuajse 3 vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, pasojat e tij vijojnë të jenë të dukshme dhe të pranishme në qytet dhe jetët e familjeve të dëmtuara prej tij.
Top Channel