“Bujqësia ka qenë, është, dhe do të jetë çështje e të gjithëve”- thotë fermeri Ahmet Sulejmani. 

‘Sepse bujqësia është ekonoma’, kështu përfundon mendimi i bujkut nga Dodaj i Shkodrës.

Ahmet Sulejmani, kultivon të gjitha perimet dhe frutat që toka rrit, me qëllimin e vetëm që në çdo sezon ai të kishte se çfarë të shiste. Por shegët, idet dhe fiqtë e tharë në pemë tregojnë që bujku punon shumë dhe shet pak.

Unë kam 7 dynym rreth shtëpisë. Jam marrë me sera shumë, perime dhe zarzavate. Po edhe frutikulturën e kam si pikë të dobët, ullinj, dhe peshën kryesore e zë shega. Të paktë 15 artikuj bujqësor duhet t’i kem unë. Por problemi është ske ku t’i shesësh, s;ka kush t’i blej më. Ky është fenomeni që po ndodh“- thotë fermeri Ahmet Sulejmani.

Bujqësia sipas fermerit veteran po shkatërrohet nga një grusht i vogël tregtarësh të mëdhenj. Janë pikërisht grosistët, ata që duan të fitojnë shumë duke shitur pak.

“Tregu duhet të ketë një rregull. Unë e shes 1 kg barbunja 100 lekë, ai tretar e shet 200 lekë. E shes unë sallatën 50 lekë, tregtari ia jep qytetarit 150 lekë. Kjo shkakton krizë, sepse ai në vend që të blej dy tufa me sallatë, blen një sepse s’ka para dhe ikën“- shton ai.

Nga ulliri Ahmeti priste të siguronte fitimin e munguar, por realiteti qëndron ndryshe ai nuk ka arriti ende të shesë vajin e ulliri që prodhoi një vit më parë. Kësaj prodhimi rrezikon të shkoi i gjithë dëm, pasi 68 vjeçari nuk ka fuqi që t’i vjelë, ndërsa punëtorët e bujqësisë shkojnë të punojnë në tokat e Malit të Zi.

Shiko si janë ullinjtë të ngarkuar aty  janë 300 rrënjë ullinj, unë vjet i vola për 40 ditë bashkë me gruan, kurse sivjet skam fuqi. Ne po vuajmë për fuqi punëtorë, po ikën krahu i punës. Ikin në Mal të Zi sepse punëtori më i keq merr 1000 euro”- shton fermeri.

Por që fati i fermerëve dhe bujqësisë të ndryshojë sipas Ahmetit ka një zgjidhje se si mund të arrihet.

Duhet me mbështesë fermerin, zgjidhja nuk është jepi 400 litra naftë zëre sikur i kë dhënë ujë. Mua duhet të më sigurojnë tregun që të mos kalbet në pemë”– thotë ai.

Në fshatin Dodaj, edhe ata pak banorë që kanë mbetur kanë zgjedhur që të mos merren me bujqësi, këtë e tregojnë tokat e lëna djerr.

Top Channel