“Larg qoftë të jetë I.M ish-presidenti”/ Rama nga Kuvendi për projekt-ligjin e dosjeve: Ku është non-grata dhe Partia e Lirisë, pse nuk vinë të votojë pro

20/10/2022 22:34

Teksa Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet për ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, kryeministri Edi Rama shtroi pyetjen se pse Sali Berisha nuk ishte i pranishëm të marrë pjesë në votim.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se ‘non-grata’ (referuar Berishës) nuk është i pranishëm sepse nuk do që të hapen dosjet.

Duke dëgjuar disa parafolës që flisnin sikur sapo kishin dal nga një kamp internimi, mu kujtua At Zef Pllumbi. “Don me e dit kush ka bashkëpunu më shumë me ta, nigjo kush ulëret më shumë kundër tye”. Majfton të marrësh ulëritsin numër 1 që këtu mungon, se nuk të hapen këto dosjet  dhe të kujtosh sesa shumë kam folur kundër komunizmit duke pasur 8 vjet rresht mundësinë për të hapur dosjet dhe nuk e bëri. Nuk është është gjë tjetër veçse një truk për të mos i hapur kurrë dosjet,. Është anti kushtetuese dhe anti Europiane. Partia e Lavdishme Demokratike nga gjykata e të drejtave të njeriut, ai lustracioni është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën, shoqëruar me thikën në Këshillin e Europës. Ai lustracioni është fiks si kjo pamje sot këtu në sallë. Ku e ke non-gratën pse nuk vjen ta votojë heqjen e nenit nr 4 dhe ti hapë rrugë hapjes së dosjeve që janë dosje personash me rëndësi që nuk hapen dot sepse siç thotë edhe autoriteti i Dosjeve, që nuk e krijoi PD, por PS. Kjo është ironia e At Zef Pllumbit”.

Të njëjtën pyetje Rama shtroi edhe për ish-presidentin Ilir Meta, se pse nuk është i pranishëm në Kuvend të votojë pro hapjes së dosjeve  dhe ndryshimit të pikës 4. ‘Larg qoftë të jetë I.M ai që ka qenë në krye të shtetit’- tha Rama referuar Ilir Metës.

Dosjet janë hapur që në 2015. Ka vetëm një kategori dosjesh të pahapura, që janë të personave të rëndësishme sikurse e thotë Autoriteti i Dosjeve. Për këtë kemi ardhur këtu. Se dosjet janë hapur që në 2015. Heqim këtë nenin dhe çlirohemi të gjithë dhe Partinë e Lirisë e shohim të gjithë të lirë pasi të siguri që shtetasi I.M. nuk është ai që thonë gojët e liga. Pse nuk vjen këtu Partia e Lirisë që të votojmë, për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse është pikërisht ajo parti, bashkë me atë parti që nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve, sepse kanë dashur që hijet të vazhdojnë të vijnë vërdallë. Mund të arrijnë në pikën që hijet i kanë me vete dhe ulërasin kundër tyre. Larg qoftë të jetë ai që ka qenë president. Non Grata, bashkë me ata të krahut radikal anti-juridik, të gjithë kanë marrë arratinë se nuk e kanë të mundur të përballojnë hapjen e dosjeve”- tha Rama.

Sot Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet për ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku dy grupet parlamentar të PS dhe PD kanë bërë propozimet e tyre.  Ndryshimi i ligjit aktual për partitë politike synon mos lejimin e drejtimit të një force politike nga kryetar me dosje në Sigurimin e Shtetit ose ata që kanë shërbyer si sekretar partie. Thelbi i ndryshimeve është hapje totale e dosjeve, përfshi edhe ata të cilët njëherë kanë kaluar filtrat e komisioneve Bezhani dhe Mezini. Debati 30-vjeçar për dosjet e ish-Sigurimit u riaktivizua javët e fundit të korrikut pasi Autoriteti Dosjeve i dërgoi një shkresë kuvendit ku thuhej se një politikan i rëndësishëm me inicialet I.M. ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin të Shtetit. Aludimet dhe debatet u përqendruan tek ish-presidenti Ilir Meta, i cili në mënyrë të vazhdueshme e mohon të ketë bashkëpunuar me ish-Sigurimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA