Xhama të thyer dhe muret e shkatërruara/ Pamjet nga dyqani kozmetik që iu vu tritol pas mesnate
19/10/2022 09:48
Top Channel ka siguruar pamjet e dyqanit kozmetik, të cilit iu vu tritol pas mesnate në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë.
Lënda plasëse i është vendosur biznesit në pronësi të Enisa Pirollit. Nga shpërthimi fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Dyqani kozmetik “Divine by Nisa” është hapur rreth 4 vite më parë. Dyshimet kryesore janë konkurenca ne treg.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat autori ishte një person me kapuç që ka shkuar në këmbë tek dera e dyqanit dhe ka aktivizuar lëndën plasëse me fitil dhe është larguar në këmbë.
Shpërthimi ka qenë i fortë dhe është ndjerë në disa zona të Tiranës.
Top Channel