“Goca dhe Gra”/ Armina Mevlani në ‘muaj mjalti’, Dojna Mema “i zë vendin” dhe tregon për mëmësinë

19/10/2022 21:42

Dojna Mema, në këtë puntatë të “Goca dhe Gra” qëndron në karrigen e moderatores Armina Mevlani.

Në nisje të emisionit, vajzat thanë se Arminën “e kanë çuar muaj mjalti”. Mesa duket, pas dasmës të zhvilluar pak javë më parë me Shkëlzen Berishën, çifti i sapomartuar po kalon disa ditë relaksi.

Nga ana tjetër, Dojna bën daljen e saj të parë në një studio televizive në statusin e nënës tashmë.

Unë nuk kam qenë në muaj mjalti, por kam qenë në muaj shumë intensiv. Vjet isha e ftuar në ‘Goca dhe Gra’ me statusin gocë këtë herë vij me statusin grua”, tha Dojna, që përveç faktit që pranoi ftesën, i gëzoi vajzat me një byrek që e kishte përgatitur gjyshja e saj.

Në 20 gusht, Dojna dhe Vlashent Sata u bënë prindër të një djali, që e pagëzuan me emrin Nolan Sata.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA