Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rinj/ Nis sot në Durrës, mbyllet në 25 tetor

16/10/2022 13:03

Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rinj U20 & U23 do të zhvillohet në Shqipëri nga data 16 deri në 25 tetor.

Pasditen e djeshme në prani të qindra të rinjve, në pallatin e sportit ”Ramazan Njala” u zhvillua ceremonia e hapjes së këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm sportiv që organizohet në qytetin e Durrësit. Në ceremoni merrnin pjesë drejtuesit e Federatës Europiane të Peshëngritjes, asaj shqiptare dhe komitetit olimpik, si dhe drejtues të lartë vendorë dhe qendrorë.

Sportistë dhe trajnerë nga e gjithë Evropa do të përballen mes tyre në sportin e peshëngritjes për të rinj për të thyer rekordet e vendosura më parë dhe fituar kampionatin në kategoritë përkatëse.

Top Channel