I rregullon të gjithë në Për’puthen, por vetë është e lidhur? Olsa Muhameti rrëfehet në Më lër të flas

15/10/2022 21:56

Olsa Muhameti e ftuara e parë për këtë të shtunë në “Më lër të flas” në një rrëfim pa filtra foli edhe për jetën e saj private.

Ajo shpreh se beson në dashuri por aktualisht nuk është e lidhur. Olsa tha se ka pasur një lidhje të gjatë  në jetën e saj, por që tani nuk është më me të.

Romeo: Ti vetë a beson në dashuri?

Olsa: Po.

Donaldi: A je e lidhur ti që beson në dashuri?

Olsa: Jo.

Donald: Po si një njeri që beson në dashuri…

Romeo: Ti je si kupidi.

Olsa: Unë besoj shumë në dashuri por nga ana tjetër besoj që dashuria nuk mjafton. E di si ndodh, që djemtë  në disa raste meshkujt kompleksohen nga suksesi i gruas…

Donald: Kjo të ka ndodh?

Olsa: Deri diku, kërkojnë të ulin personin që kanë përballë dhe pastaj nisin problemet.

Donald: Po kush ka dashur të të uli ty?

Olsa: Mua nuk më ul dot njeri, thjesht mund të të ndodhi që t’i zhgënjehesh nga dikush dhe pasi je zhgënjyer vazhdon jetën tënde.

Donaldi: Ti vjen nga një marrëdhënie e gjatë 10 vite.

Olsa: Po një marrëdhënie e gjatë.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA