U emërua papritur si ministër Financash në Britani pas shkarkimit të Kwarteng, kush është Hunt që iu besua e gjithë ekonomia e vendit

14/10/2022 18:14

Kryeministrja britanike, Liz Truss ka pak më shumë se një muaj në detyrë, por veprimet e para të saj në krye të qeverisë kanë sjellë tërmet politk në vend.

Truss ka shkarkuar sot ministrin e Financave, Kwasi Kwarteng dhe menjëherë ka emëruar Jeremy Hunt-in, ish-ministër i Jashtëm dhe i Shëndetësisë. Sipas Truss qëllimi i kësaj lëvizjeje ishte të ndryshonte  strategjinë e shumë diskutuar për taksat, me qëllim stabilizimin e situatës politike dhe ekonomike në vend.

“Ju më keni kërkuar që të mos jem më kancelari juaj. Unë kam pranuar”, ka thënë Këarteng në letrën e dorëheqjes që është publikuar në Tëitter.

Kwarteng është ministri i Financave që ka qëndruar më pak në pushtet prej vitit 1970.

Ndërkohë kryeministrja Truss ka thënë se do të vazhdojë të zbatojë planin për rritjen e taksave ndaj korporatave, megjithëse më herët është shprehur se do të heqë dora nga ai.

Pasi ka shkaktuar një trazirë në treg, Truss tani rrezikon të rrëzojë qeverinë nëse nuk mund të gjejë një paketë shkurtimesh të shpenzimeve publike dhe rritje të taksave që mund të qetësojë investitorët dhe të kalojë çdo votim parlamentar në Dhomën e Komunave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA