Nga muzika e lartë deri te ngrënia apo pirja në autobusë, ky shtet ashpërson gjobat për sjelljet e papërshtatshme
Mbretëria e Bashkuar do të rishikojë marrëveshjen për transferimin e sovranitetit të Ishujve Chagos te Mauritiusi, pasi marrëveshja nuk gëzon mbështetjen e SHBA-së.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, tha se Londra duhet të punojë me administratën amerikane për të gjetur një marrëveshje të pranueshme, duke vendosur në fokus sigurinë afatgjatë të bazës ushtarake britaniko-amerikane në Diego Garcia.
Marrëveshja e vitit 2025 parashikonte që Britania t’ia kalonte sovranitetin Mauritiusit, ndërsa baza në Diego Garcia do të merrej me qira për 99 vjet. Presidenti Donald Trump e ka kundërshtuar vazhdimisht marrëveshjen dhe së fundmi e cilësoi atë si “të tmerrshme”.
Qeveria britanike thekson se rishikimi nuk përbën një proces formal me afat të përcaktuar dhe se synimi është gjetja e një zgjidhjeje që garanton sigurinë e bazës dhe mund të mbështetet nga aleatët.
Top Channel