Një banor i fshatit Kallarat të bashkisë Himarë ka denoncuar në “Ti Raporton” masakrën mjedisore që po ndodh në atë zonë.
Sipas tij një person ka bërë të vetën tokën, duke bllokuar rrugën e kalimit të banorëve, bagëtive dhe mjeteve bujqësore, të tre fshatrave.
“Kjo masakër mjedisore ka ndodhur në fshatin Kallarat bashkia Himarë. Një person nga fshati me oreks të madh për tokë mobilizoi dy skrepa, njëri nga të cilët i bashkisë dhe shkuli me rrënjë rrepa e shelgje, shkatërroi kanalin ujitës të tokave të fshatit dhe pretendon të mbjellë arrë duke bllokuar rrugën nga do kalonin banorët e tre fshatrave bagëtitë dhe mjetet bujqësore.
Ende njësia administrative nuk ka sjellë punonjësit e saj për akt-vlerësimin e dëmeve dhe vendosjen e personave përgjegjës nën hetim. Administratore po luan kukafshehtas, pasi mund të jetë edhe ai në lojë në këtë aferë.Mjafton fakti që njëri mjet që ka punuar për shkuljen e pemëve është bashkisë. Kryetarit të fshatit nuk i mbetet gjë tjetër veç të bëhet gati denoncimin ne prokurori”, shkruan ai.
Top Channel